Pas përfundimit të mandatit presidencial, Vjosa Osmani është rikthyer sot në Kuvendin e Kosovës, kësaj here si deputete e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Ajo ishte zgjedhur kryeparlamentare në shkurt të 2020-ës, por pak muaj më vonë ishte bërë ushtruese e detyrës së presidentes.
Pasi kandidoi më pas me Lëvizjen Vetëendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme u zgjodh presidente me një mandat të plotë deri në prill të 2026-ës.








