Nga përplasja në televizion te shkrepja e armës, skenat në emision që paralajmëruan tragjedinë te Gjykata e Apelit (Video)

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit Tiranë duket se ka qenë një vrasje e paralajmëruar.

Familja Shëmbi ka qenë prej vitesh në një proces gjyqësor, pasi shkak i konfliktit është godina e ish-Shkollës së Rezervave në lagjen “Skanderbeg”.

Në këtë ndërtesë janë strehuar 31 familje që në vitin 1992. Por në vitin 2012, Gjon Shkëmbi shfaqi pretendime për pronën me argumentin se është pasuri e trashëguar brezë pas brezi.

31 familjet u strehuan në këtë godinë 33 vite më parë nga Bashkia e Shkodrës. Por, banorët thonë se Gjon Shkambi që pretendon pronësinë mbi ndërtesën, ka dokumente false. Ndërkohë, familja Shkambi kërkon të nxirren jashtë 31 familjet.

Çështja u komplikua në vitin 2012, kur Bashkia e Shkodrës firmosi shitjen e godinës te Gjon Shkëmbi. Sipas banorëve, kryebashkiaku i Shkodrës në atë kohë, Lorenc Luka, i dha Gjon Shkëmbit dokument privatizimi pa vendim të këshillit bashkiak. Në vitin 2020, 31 familjet u përplasën për herë të parë me zyrën private të përmbarimit. Që atëherë, çështja është zvarritur në dyert e institucioneve dhe të drejtësisë.

Kjo ngjarje bëri bujë për shkak se disa kohë më parë ata u paqitën në emisionin “Shihemi në gjyq” në “Tv Klan”.

Në rrjetet sociale kanë dalë pjesë nga ky emision ku duket qartë tensioni mes të dyja palëve. Ne video shihet teksa Gjon Shkëmbi kërcënon palën tjetër, i cili pretendonte se i kishin zënë pronën, duke i thënë se “do t’i hedhë në erë”.

Ndërsa në vitin 2020, i ati i autorit Gjon Shkëmbi, i është drejtuar edhe emisionit “Stop” në Tv Klan, lidhur me ngjarje. Sipas raportimit të bërë asokohe, familja Shkëmbi denonconte se ka një pronë ndërtesë plus truall në Shkodër, të cilën ia kanë uzurpuar. Ai i ishte drejtuar gjykatës, ku ka fituar në shkallën e parë, ndërsa Apeli ia kishte kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit.

Gjyqari Astrit Kalaja u vra ditën e djeshme në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit me 3 plumba në kraharor. Në gjyqin e djeshëm, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm dha vendim jo në favor të autorit dhe familjes së tij.

Autori, 30-vjeçari Elvis Shkëmbi, hapi zjarr pas shpalljes së vendimit që ishte në favor të palës kundërshtare. Nga të shtënat mbeti i vrarë gjyqtari Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë, Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir.

Pas ngjarjes, Elvis Shkëmbi ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën te roja e sigurisë me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Elvis Shkambi më pas qëndron me duar në xhepa në ambientin e jashtëm të Gjykatës duke bërë muhabet me portierin e gjykatës dhe më pas fton policët që ta arrestojnë.

Mbi 10 policë mes tyre edhe të Qarkullimit rrugor, Forcat e Rendit dhe Shqiponjave, prangosin ekzekutorin Elvis Shkambi dhe xhaxhain e tij Gjon Shkambi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit