Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar përvjetorin e 17-të të Pavarësisë, me një video tejet të veçantë.
Rohde shihet para monumentit “Newborn”, te Biblioteka Kombëtare, monumenti “Heroinat”, duke ngrënë akullore e pirë kafe, te shtatorja e Skënderbeut e Ibrahim Rugovës.
“Në emër të Gjermanisë dhe gjithë ambasadës gjermane, ju shpreh urimet më të përzemërta”, ka thënë Rohde.
“Gjermania është krenare duke qëndruar pranë jush, duke mbështetur rrugëtimin tuaj. Marrëdhëniet tona bilaterale janë testament i lidhjes së fortë mes dy kombeve tona”, ka thënë ai.
Rohde ka thënë se “pavarësia e Kosovës nuk është vetëm simbol por realitet”.








