Banorja e BBVA 5, Selin Bollati, ka ndarë një rrëfim të ndjerë për jetën e saj, duke prekur publikun me historinë e mungesës së figurës së babait dhe sfidave të forta financiare që ka përjetuar në një moment kyç të karrierës së saj.
Teksa po qëndronte në oborr së bashku me Kristin, Selini foli hapur për raportin me të atin, duke pranuar se ai nuk ka qenë prezent në jetën e saj. Ajo theksoi se mungesa e figurës së babait ka lënë gjurmë të thella emocionale, por pavarësisht gjithçkaje, ajo nuk e ka parë kurrë veten si viktimë.
“Figura e tij më mungon. Nuk kam qenë kurrë viktimë e gjërave që kanë ndodhur. Edhe babait i kam thënë: kthehu, më mungon. Dua të vijë dita të bëhemi bashkë prej meje.”
Me këto fjalë, banorja la të kuptohet se ‘dera e pajtimit’ ka qenë gjithmonë e hapur nga ana e saj, duke treguar një pjekuri dhe dëshirë për të rindërtuar raportin familjar.
Por rrëfimi i saj nuk u ndal me kaq. Ajo zbuloi edhe një periudhë tepër të vështirë financiare, pikërisht në prag të një festivali shumë të rëndësishëm për karrierën e saj. Sipas Selinit, vetëm katër ditë para natës së madhe, familja e saj u përball me një humbje të rëndë, çka ndikoi drejtpërdrejt edhe në gjendjen e saj ekonomike.
“Katër ditë para na ndodhi një humbje e madhe. M’u desh të shes makinën time.”
Ajo vijoi rrëfimin duke treguar se situata kishte qenë aq e vështirë, sa në ditën e festivalit kishte mbetur me një shumë simbolike parash në xhep.
“Ditën e festivalit kam pasur 200 lekë në xhep.”
Pavarësisht vështirësive emocionale dhe financiare, Selin Bollati arriti të ngjitej në skenë dhe të përfaqësonte veten me dinjitet, duke dëshmuar forcë dhe vendosmëri në një nga momentet më sfiduese të jetës së saj. Rrëfimi i saj është pritur me mbështetje nga publiku, i cili ka vlerësuar sinqeritetin dhe guximin për të ndarë një histori kaq personale brenda shtëpisë së “BBVA”.










