Ju lutem largojeni për një moment vëmendjen nga veshjet e të gjithëve në Grammy, kemi lajme të rëndësishme: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton raportohet se janë në një lidhje.
Para se të tregojmë se si filluan thashethemet, duhet të theksojmë se asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende ndaj raportimeve.
The Sun raporton se ata janë të lidhur dhe këtë fundjavë e kaluan së bashku shumë larg Shteteve të Bashkuara.
Sipas raportimeve, Kim udhëtoi nga Los Angeles me avionin e saj privat (e shoqëruar nga tre truproja) vetëm për të kaluar një mbrëmje romantike me Lewis Hamilton, në Angli.
Një burim tha:
“Ajo kishte dy truproja me vete dhe Lewis kishte një oficer sigurie personal, por ata qëndronin shumë larg tyre aq sa thuajse nuk viheshin re. Dy nga tre truprojat qëndruan jashtë derës së dhomës së tyre, që askush të mos i shqetësonte.”
Një tjetër burim pretendoi se rreth një orë pasi Kim mbërriti (me “tetë valixhe”), Lewis erdhi me helikopter dhe hyri brenda.
Sipas një burimi tjetër dyshja kishte rezervuar ambiente tërësisht në shërbim të tyre.
“Gjithçka u mbajt shumë e fshehtë. Ishte e qartë që donin pak kohë vetëm për njëri-tjetrin. Në mbrëmje, darkuan në një dhomë private që të mos kishin njerëz të tjerë përreth. ”