Nga Alpet shqiptare në bregdetin e Salernos. Nga lufta e Kosovës në majën e futbollit italian. Jeta dhe karriera e Ylber Ramadanit nuk ka qenë aspak e lehtë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka rrëfyer peripecitë për kanalin zyrtar të Serisë A.
“Unë kam lindur në Gjermani, por im atë donte që të riktheheshim në Kosovë. Nuk ishte aspak e lehtë, sepse nuk kishim asgjë. E ndihmoja babanë për të shitur fruta, por nga aty rruga drejt futbollit bëhej e vështirë. Ai nuk kishte shumë besim se do bëhesha lojtar, por më vonë më mbështeti”, tha Ylber Ramadani, mesfushor i Kombëtares.
Ramadani është shndërruar në një idhull për tifozët e Leçes dhe bashkë me të edhe Medon Berisha. Tifozët iu kanë dedikuar një kor në lidhje me Shqipërinë.
“Këndojnë gjithmonë korin për mua dhe Medonin. Jam te Leçe prej 3 vitesh dhe e njoh mirë Berishën. Ka goditje dhe kualitet që pak futbollistë e kanë në Serinë A. Krijon shumë raste. Na mungon shumë, por shpresoj që do të rikthehet shpejt”.
Ylber Ramadani ka luajtur 27 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol në këtë sezon të Serisë A.









