spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Nga janari deri në nëntor mbi 1 mijë e 500 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Nga janari deri në nëntor të vitit 2024, 1 mijë e 529 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës vetëm në nëntor të vitit që shkoi, janë shkurorëzuar 121 çifte.

 E që krahasuar me një muaj më parë,  muajin tetor ka një rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuara për -21 %.

Sipas të dhënave të ASK-së gjatë muajit nëntor, Peja kryeson me numrin më të madh të shkurorëzimeve. Gjatë nëntorit në pejë 11 çifte i dhanë fund martesës së tyre. Pasuar nga Ferizaj dhe Gjakova me nga 9 raste.

Pastaj vjen Prizreni dhe Suhareka me nga 8 raste të shkurorëzimeve. Mitrovica, Istogu dhe Vushtrria me nga 7 raste si dhe Skenderaji, Rahoveci dhe Deçani me nga 6 raste, transmeton indeksonline.

Ndërsa kryeqyteti Prishtina, gjatë muajit nëntor ka vetëm 6 raste të shkurorëzimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit