spot_img
spot_img
Saturday, February 28, 2026
spot_img
spot_img

Nga fitues i Ligës së Kampionëve te shitës në dyqan – rrëfimi tronditës i ish-lojtarit të Barcelonës

Jeremy Mathieu ka shpjeguar arsyen pse punon si shitës në Intersport, vetëm pesë vite pas pensionimit nga futbolli profesionist.

Mbrojtësi 42-vjeçar, i cili regjistroi pesë paraqitje me Kombëtaren e Francës mes viteve 2011 dhe 2016, ka luajtur për Sochaux-Montbeliard, Toulouse dhe Valencia përpara se të transferohej në kulmin e karrierës së tij te Barcelona për 20 milionë euro.

Gjatë tre sezoneve me gjigantët katalanas, Mathieu fitoi tre Kupa të Spanjës, dy tituj të La Liga dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.

Pas pensionimit të papritur, për Mathieu nuk u shkrua shumë, por vitin e kaluar ai u pa duke punuar në një dyqan Intersport në jug të Francës, mes Aix-en-Provence dhe Marseille, nga një tifoz që publikoi një selfie me të.

L’Equipe konfirmoi se ish-mbrojtësi, i cili thuhet se fitonte rreth 100 mijë euro në javë te Barcelona, po punonte duke menaxhuar një repart në dyqan.

Në një intervistë për beIN Sports, ai shpjegoi vendimin e tij.

“Nëse po punoj te Intersport, është sepse po kaloj një periudhë të vështirë që më ka sjellë shumë probleme”.

“Mund të them vetëm se jam në mes të një procesi gjyqësor. Nuk do ta bëj këtë përgjithmonë. E bëra për të pasur një jetë sociale”, ka deklaruar ai.

Sipas raportimeve të De Telegraaf, Mathieu ka luftuar edhe me depresionin, një betejë nga e cila ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Ish-bashkëlojtari i tij te Sochaux, Loic Loval-Landre, e ndihmoi të gjente punën.

“Ai e dinte që doja të dilja pak nga shtëpia. Prej një kohe nuk po bëja asgjë. Po bisedonim dhe më tha se kishte një vend të hapur”, u shpreh Mathieu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit