spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Nga Dubrava, Bllaca i fliste “zi e terr” hetueses së EULEX-it për Azem Sylën: Nuk mundet me fol Nazimi sa të është gjallë ai

Në Debat Plus, shikuesit patën rastin të njohin më në hollësi me prapaskenat që çuan Nazim Bllacën të dilte kundër individëve që dikur, të paktën sipas tij, i konsideronte partnerë.

Sipas materialeve të prezantuara në emisionin e katërt të ciklit “Brenda laptopit të Bllacës, nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtë?” në Debat Plus, nisi nga konfliktet për prona dhe para, interesa financiare që më pas çuan në përçarje mes tyre.

I lënë jashtë nga grupi, Bllaca vendosi të veprojë si “hetues i pavarur”, duke përdorur kohën në burg për të përpiluar një dosje voluminoze kundër Azem Sylës, ish-komandant i UÇK-së, dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në këtë drejtim, ai kishte dokumentuar me fotografi, adresa dhe vlerësime prone të ndryshme që, sipas tij, i përkisnin Sylës ose njerëzve të afërt me të.

Përmes kontaktit të tij të drejtpërdrejtë me hetuesen e EULEX-it, Zdenka Pumper, dhe më pas me zyrtarin kroat Mirko Zulj, Bllaca dorëzonte skica, emra, dhe udhëzime për çështjet që duhej hetuar.

Në fokus të tij ishin prona në lagje të ndryshme të Prishtinës dhe përreth, për të cilat ai pretendonte se ishin përfituar përmes shpronësimeve të paligjshme.

“Në këtë lokacion gjendet shtëpia dhe lokalet e Bekim Sylës, unë nuk jam i sigurt të saktë se cilat janë lokalet e tij, po aty ku është një lokal servis i frigoriferave ato janë lokalet e tij . Ka dy lokale  me  qira  që i ka  dhëna  dhe shtëpia e banuar  mbrapa lokaleve është  e  tij  që nga  viti  2000-2001. Kisha Serbe gjendet përball  lokaleve të Bekim Sylës”, thuhet në dokumentet e Bllacës.

Në një seri fotografish të paraqitura në studio që Bllaca i kishte regjistruar.

Shtëpinë dhe garazhin e Azem Sylës te Klinika Gjermane.
Shtëpinë dhe garazhin e Azem Sylës te Klinika Gjermane.
Një pronë në Çagllavicë që, sipas tij, figuron në emër të Teki Bujupit, mik i Sylës.
Një shtëpi në rrugën Isa Kastrati që ai ia atribuonte vajzës së Azem Sylës.

Bllaca, përtej dokumentimit personal të pronave, ishte përpjekur të siguronte edhe dëshmitarë. Njëri prej tyre, Haki Dajaku, ishte paraqitur në e-mailin e Bllacës më 9 mars 2015 si person i gatshëm për të dëshmuar kundër Fahredin Gashit.

“Ne kete parcell  jane  te involvuar  Shaban Syla si  shites   dhe   bleres Fahredin Gashi vlera  e  kesaj  prone  ne  vitin  2007  ka  qen  80.000 mij euro .

Ju lutem  pervec  parcelles  01787/5  interesohuni  edhe  per  dy  parcella  tjera  qe  jane  te  lidhur  me  kete  parcell Parcella  01787/4 perafersish 0.24 hek Parcella  01788­0 perafersisht 0­24 hek”, thuhet emailin e Bllacës drejtuar EULEX-it.

“Haki Dajaku eshte i gatshem të bashkpunoj me prokurorin dhe te rrefehet se si e kan mashtruar Fahrudin Gashi dhe firma Laberia Company . Ky person  ka bashkpunuar me Fahrudini per disa vite dhe ka shum per te ju treguar juve”, shkruante Bllaca më tej në një email tjetër drejtuar EULEX-it, respektivisht zyrtarit kroat Mirko Zulj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit