spot_img
spot_img
Saturday, February 28, 2026
spot_img
spot_img

Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë rajonin

Pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, duket se Teherani ka nisur kundërpërgjigjen e tij në disa vende të Lindjes së Mesme – kryesisht në zona ku ka baza ushtarake amerikane ose vende aleate të ShBA-së.

Në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, një shpërthim u pa në hotelin Fairmont The Palm. Autoritetet thanë se katër persona u plagosën pasi “ndodhi një incident në një ndërtesë në zonën Palm Jumeirah”.

Ministria e Mbrojtjes së EBA-së njoftoi gjithashtu se ka penguar një valë të re raketash dhe dronësh iranianë, pasi më herët deklaroi se vendi ishte goditur nga “një sulm flagrant me raketa balistike iraniane”.

Në Doha, Katar, janë raportuar shpërthime që duket se synonin bazën ajrore al-Udeid, bazën më të madhe ushtarake amerikane në rajon, raporton BBC.

Në Bahrein, një bazë e Marinës së ShBA-së “është vënë nën sulm me raketa”, sipas një deklarate të cituar nga agjencia shtetërore Bahrain News Agency.


Në Kuvajt, janë dëgjuar shpërthime, ndërsa agjencia shtetërore KUNA raportoi se një dron që synonte aeroportin ndërkombëtar shkaktoi “lëndime të lehta te disa punonjës” dhe “dëme të kufizuara” në një terminal.

Reuters raportoi se mbrojtja ajrore amerikane rrëzoi një dron mbi një bazë të ShBA-së pranë qytetit Erbil në Irak.

Jordania, që kufizohet me Izraelin, njoftoi se forcat e saj të armatosura kanë rrëzuar dy raketa balistike, ndërsa mbetjet kanë rënë në disa lokacione.

Izraeli ka raportuar gjithashtu një valë raketash iraniane, me sirena alarmi që janë dëgjuar në mbarë vendin. Ushtria izraelite tha se Irani synon të “fus frikë te qytetarët dhe të shkatërrojë lagje të tëra”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit