spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Nga dronët kontrabandë, te spiunët dhe Inteligjenca Artificiale, si Izraeli arriti të depërtonte në zemër të regjimit iranian

Izraeli tronditi dhe çarmatosi Iranin javën e kaluar përmes një operacioni inteligjence dhe ushtarak që ishte përgatitur në fshehtësi për vite me radhë, duke goditur objektiva të nivelit të lartë me precizion kirurgjikal.

Me ndihmën e agjentëve në terren dhe inteligjencës artificiale (AI), ushtria izraelite nisi gjatë natës një sulm masiv me avionë luftarakë dhe dronë të armatosur që ishin kontrabanduar më herët në territorin iranian. Në pak orë, u çaktivizuan shumë nga mbrojtjet ajrore dhe sistemet raketore të Iranit, duke i dhënë Izraelit liri të plotë për të fluturuar mbi hapësirën iraniane. Si pasojë, u goditën objektiva bërthamorë dhe u eliminuan gjeneralë dhe shkencëtarë kyç të regjimit.

Kur Irani arriti të reagojë disa orë më vonë, kapaciteti i tij për të kundërpërgjigjur ishte i dobësuar ndjeshëm nga goditjet e mëparshme izraelite.

Një operacion në hije i ndërtuar me vite

Operacioni, sipas 10 zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm të inteligjencës izraelite, ishte rezultat i viteve të punës nga Mossad. Ish-drejtoresha e kërkimeve e Mossad, Sima Shine, e konfirmoi skemën e përgjithshme të sulmit, duke thënë se ka njohuri të brendshme mbi planifikimin dhe zbatimin e tij.

Izraeli përfitoi nga bindja e liderëve iranianë se Tel Avivi nuk do të ndërhynte ushtarakisht ndërkohë që po zhvilloheshin bisedime bërthamore me SHBA. Në fakt, vetëm dy ditë para raundit të gjashtë të bisedimeve në Oman, kryeministri Benjamin Netanyahu dha urdhrin për nisjen e “Operacionit Luanit që Ngrihet”, pasi njoftoi paraprakisht presidentin Trump.

Dronë të kontrabanduar dhe AI në shërbim të Mossad

Mossad kishte kontrabanduar në Iran dronë të vegjël të armatosur dhe armë precize, të vendosur në afërsi të pikave të mbrojtjes ajrore dhe sistemeve raketore iraniane. Këto u përdorën për të hapur rrugën e sulmit ajror duke shkatërruar mbrojtjen që ruante objektet strategjike.

Përzgjedhja e objektivave u krye përmes AI të avancuar, që analizoi të dhëna masive për të identifikuar figura ushtarake dhe shkencëtarë kyç të programit bërthamor. Në listën e objektivave përfshiheshin gjeneralë të Gardës Revolucionare Islamike, objektet bërthamore, depot e raketave dhe automjetet që transportonin armatim strategjik.

Goditje vdekjeprurëse: Kush u eliminua

Midis figurave të vrara janë:

Gjeneral Hossein Salami, komandanti i Gardës Revolucionare,

Gjeneral Mohammed Bagheri, shefi i shtabit të ushtrisë iraniane,

si dhe 8 zyrtarë të tjerë të lartë të programit raketor iranian, të vrarë në një goditje në një bunker nëntokësor.

Një përgatitje e gjatë: Nga Stuxnet te Haniyeh

Ky sulm nuk ishte i papritur. Mossad ka vite që operon në thellësi të territorit iranian. Në vitin 2018, Izraeli vodhi mbi 55 mijë dokumente të arkivës bërthamore iraniane. Në dekadat e fundit, Tel Avivi ka përdorur gjithçka nga virusi informatik Stuxnet, që shkatërroi centrifugat në Natanz, deri te atentatet ndaj shkencëtarëve bërthamorë.

Në korrik 2024, Izraeli vrau liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh, me një bombë në një dhomë gjumi të një rezidence shtetërore në Teheran – një operacion që sinjalizoi prezencën e thellë të Mossad në zemër të regjimit.

Goditje që rikonfiguron balancat në rajon

Ky ishte një nga operacionet më të sofistikuara të inteligjencës dhe forcës së përbashkët ushtarake izraelite. Sipas gjeneralit të pensionuar Amir Avivi, “suksesi erdhi nga prania e fuqishme dhe shumëvjeçare e Mossad në Iran”.

Operacioni “Luanit që Ngrihet” i dha një goditje të rëndë infrastrukturës ushtarake dhe bërthamore të Iranit, duke e lënë regjimin të ekspozuar dhe pa zgjidhje të qarta për të kundërpërgjigjur – dhe duke e zhvendosur sërish fushën e betejës në klandestin dhe teknologjik. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit