spot_img
spot_img
Saturday, March 7, 2026
spot_img
spot_img

Nga djepi i nënës Salë te zanati i rrobaqepësisë: Kujtimet e Sala Jasharit

Brenda odës së Jasharajve, Sala Jashari në “Weekend” në Klan Kosova ndau kujtimet e saj nga fëmijëria dhe trashëgimia e familjes.

Ajo tregoi se djepi ku u rrit Nëna Salë ruhet me shumë kujdes dhe se familja ka fatin të mbajë gjallë disa copëza të fëmijërisë së saj.

Trashëgimia e zanatit të rrobaqepësisë dhe përkushtimi i gjyshes për artin luftarak e frymëzojnë atë, ndërsa krijimtaria mbetet një pjesë shumë e veçantë e jetës së saj.

“Djepin ku u rrit Sala Jashari e ruajmë, ne kemi fatin që ruajmë disa copëza të fëmijërisë së Sala Jasharit. Motrat e mia e kanë trashëguar zanatin e rrobaqepësisë, gjyshja Salë përveç njohurit për artin luftarak, ajo ka qenë punëtore e zellshme. Babi shpesh tregon që edhe ai i ka ndihmuar gjyshet për të krijuar veshjet për nuset në atë kohë. Unë i njoh disa teknika të rrobaqepësisë, për mua është shumë e veçantë krijimtaria”, tha Sala.

Për fushën e gazetarisë, Sala rrëfen se eksperiencat e saj të ndryshme e kanë ndihmuar të gjejë pasionin e saj.

“Ndihem si një prej personave, që jam në fusha të ndryshme, kam provuar gjëra të ndryshme. Kam provuar të gjej se cili është pasioni i Salës. Nëpër profesionet që i kam kalu ka qenë edhe gazetaria, e vlerësoj atë periudhë”, përfundoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit