Nga Aleanca tregojnë se a do i shkojnë Haxhiut në takim

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi pak më herët tha se të premten e kësaj jave ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do t’i takojë krerët e partive politike për përgatitjen e seancës konstituive.


Por, në këtë takim nga PDK dhe AAK s’do të shkojnë liderët e partive.

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, konfirmoi se ajo do të marrë pjesë në këtë takim.

Po ashtu, zëdhënësi i AAK’së, Kushtrim Xhemaili, tha se partia do të përfaqësohet nga nënkryetari, Besnik Tahiri.

Takimi vjen një ditë pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK’së ku do të përcaktohet udhëheqësia e kësaj partie.

Gazeta provoi të kontaktojë edhe me këtë parti nëse marrin pjesë në këtë takim, por s’ishin të qasshëm.

“Të premten, më 31 korrik, mbahet mbledhja e përbashkët e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kryetarët e subjekteve politike. Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Kuvendi në njoftim

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit