Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdoj me partinë Nisma Socialdemokratike.
Çoçaj ka treguar se ka synim të jetë pjesë e listës zgjedhore nga Nisma Socialdemokratike për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ai është shprehur i paknaqur me punën e qeverisjes lokale në Prizren, dhe thotë se kjo është një nga arsyet pse ai ka vendosur të garojë në këto zgjedhje.
“Fatkeqësisht ajo që po ndodh sot në qeverisjen komunale është zhgënjyese. Çdo ditë dëgjoj pakënaqësitë tuaja, e jam dëshmitar i shumë padrejtësive, mungesës së punës në mirëqenie të qytetarëve dhe mungesës së ndershmërisë.
Për këtë arsye kam marrë një vendim të qartë:
Nga sot, angazhimin tim politik do ta vazhdoj në Nisma Socialdemokrate.
Synimi im është të jem pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie dhe të punoj për një qeverisje të drejtë, të ndershme dhe të dobishme për qytetarët e Prizrenit”, ka shkruar Çoçaj.
Postimi i plotë:
Të nderuar prizrenas, përkrahës dhe votues të mi,
Mbështetja dhe besimi juaj në zgjedhjet e kaluara kanë qenë forca ime për të mos u ndalur asnjëherë. Nga secili rol – qytetar apo politik – jam përpjekur të punoj për të mirën e qytetit tonë.
Fatkeqësisht ajo që po ndodh sot në qeverisjen komunale është zhgënjyese. Çdo ditë dëgjoj pakënaqësitë tuaja, e jam dëshmitar i shumë padrejtësive, mungesës së punës në mirëqenie të qytetarëve dhe mungesës së ndershmërisë.
Për këtë arsye kam marrë një vendim të qartë:
Nga sot, angazhimin tim politik do ta vazhdoj në Nisma Socialdemokrate.
Synimi im është të jem pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie dhe të punoj për një qeverisje të drejtë, të ndershme dhe të dobishme për qytetarët e Prizrenit.
Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe. Prizreni ka nevojë për punë dhe për njerëz me duar të pastra.
Unë jam gati. Edhe këtë herë, me ju.
Me respekt,
Nezir Çoçaj






