spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Netanyahu reagon pas vrasjes së dy izraelitëve në Uashington: Po paguajmë çmimin tragjik të antisemitizmit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas sulmit të rëndë me armë zjarri që ndodhi të mërkurën mbrëma në Uashington DC, ku u vranë dy punonjës të ambasadës izraelite. Viktimat, një çift i ri që pritej të fejoheshin, u qëlluan për vdekje pranë Muzeut Hebraik, ndërsa po largoheshin nga një ngjarje.

Autori i dyshuar i sulmit, Elias Rodriguez, 30 vjeç, sipas autoriteteve amerikane, ka thirrur “Free, Free Palestine” në momentin e arrestimit, duke ngritur dyshime për një motiv ideologjik të lidhur me konfliktin izraelito-palestinez.

Netanyahu ka paralajmëruar masa të shtuara sigurie në të gjitha misionet diplomatike izraelite nëpër botë. Ai gjithashtu zhvilloi një bisedë me Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së, Pam Bondi, për të marrë informacione të detajuara mbi incidentin dhe sulmuesin. Bondi, në emër të administratës Trump, shprehu ngushëllimet për viktimat dhe theksoi përkushtimin për hetim të plotë.

“Po përballemi me çmimin tragjik të antisemitizmit dhe nxitjes së egër kundër shtetit të Izraelit. Gënjeshtrat për Izraelin po paguhen me gjak dhe duhet t’i luftojmë pa pushim,” deklaroi Netanyahu.

Ai shtoi: “Zemra më dhemb për familjet e të rinjve të dashur, jetët e të cilëve u ndërprenë papritur nga një vrasës i neveritshëm antisemit.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit