spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Netanyahu pas sulmit mbi spitalin Soroka: Irani do ta paguajë çmimin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me tone të ashpra pas një sulmi me raketa të kryer nga Irani ndaj territorit izraelit, i cili përfshiu edhe Spitalin Soroka në qytetin Beersheba.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Netanyahu ka deklaruar se Irani ka goditur objektiva civile, ndërsa ka paralajmëruar një kundërpërgjigje të ashpër nga ana e Izraelit.

“Këtë mëngjes, tiranët terroristë të Iranit lëshuan raketa drejt Spitalit Soroka në Beersheba dhe ndaj popullsisë civile në qendër të vendit,” shkroi ai.

“Ne do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran.”

Ky zhvillim vjen në një moment tensioni të lartë mes Izraelit dhe Iranit, me përplasjet ajrore që po përshkallëzohen në gjithë rajonin dhe shqetësimet për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit