Ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së takohet në Nju Jork, Benjamin Netanyahu ka folur me gazetarët në Izrael. Ai tha se Izraeli nuk do të “zvarritet në një luftë rraskapitëse”, por gjithashtu nuk do ta përfundojë fushatën e tij në Iran para kohe.
Ai shton se Izraeli është afër arritjes së qëllimeve të tij për shkatërrimin e programit bërthamor të Teheranit dhe raketave të tij balistike.
“Ne nuk do t’i ndjekim veprimet tona përtej asaj që është e nevojshme për t’i arritur ato, por gjithashtu nuk do të përfundojmë shumë shpejt. Kur të arrihen objektivat, atëherë operacioni është i përfunduar dhe luftimet do të ndalen.
🔊
Nuk kam asnjë dyshim se ky është një regjim që dëshiron të na zhdukë dhe për këtë arsye ne ndërmorëm këtë operacion për të eliminuar dy kërcënimet konkrete për ekzistencën tonë: kërcënimin bërthamor, kërcënimin e raketave balistike. Ne po ecim hap pas hapi drejt arritjes së këtyre qëllimeve. Jemi shumë, shumë afër përfundimit të tyre”, tha Netanyahu.






