spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Netanyahu injoron Trump, vazhdon bombardimet ajrore në Gaza

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha të shtunën se Izraeli kishte kryer dhjetëra sulme ajrore dhe granatime artilerie në Qytetin e Gazës pavarësisht apelit të Trump, raporton The Guardian.

“Ishte një natë shumë e dhunshme, gjatë së cilës [ushtria izraelite] kreu dhjetëra sulme ajrore dhe granatime artilerie në Qytetin e Gazës dhe zona të tjera në Rrip, pavarësisht thirrjes së Presidentit Trump për të ndaluar bombardimet”, tha për AFP zëdhënësi i mbrojtjes civile Mahmud Bassal.

Ai tha se 20 shtëpi u shkatërruan në sulme.

Spitali Baptist i Qytetit të Gazës tha se kishte marrë viktima nga një sulm në një shtëpi në lagjen Tuffah të qytetit, përfshirë katër të vdekur dhe disa të plagosur, ndërsa spitali Nasser në Khan Younis tha se dy fëmijë u vranë dhe tetë persona u plagosën në një sulm me dron në një tendë në një kamp për banorët e zhvendosur të Gazës.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalë menjëherë bombardimet mbi Rripin e Gazës, pasi Hamas pranoi lirimin e të gjithë pengjeve dhe ra dakord me disa prej kushteve të planit të SHBA-ve për t’i dhënë fund luftës.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi se Izraeli është duke u përgatitur për “zbatimin e menjëhershëm” të fazës së parë të planit të Trumpit, që lidhet me lirimin e të burgosurve.

Po ashtu, mediat izraelite raportuan se udhëheqja politike ka urdhëruar ushtrinë të ulë intensitetin e sulmeve në Gaza.

Megjithatë, dëshmitarë nga Gaza thonë se tanket izraelite bombarduan rrugën kryesore Talateeni dhe avionët goditën disa banesa në lagjen Remal, ndërsa kishte sulme edhe në Khan Younis.

Në një mesazh në platformën e tij TruthSocial, Trump tha se “Izraeli duhet të ndalë menjëherë bombardimet në Gaza, që të sigurojmë lirimin e pengjeve. Kjo nuk është vetëm për Gazën, kjo është për paqen e shumëpritur në Lindjen e Mesme!”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit