Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se njohja e fundit nga disa vende perëndimore e shtetit palestinez nuk do ta detyrojë Izraelin ta pranojë atë realitet.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Netanyahu tha i prerë se një shtet palestinez nuk do të krijohet.
“Kapitullimi i turpshëm i disa udhëheqësve ndaj terrorit palestinez nuk e detyron Izraelin në asnjë mënyrë. Nuk do të ketë shtet palestinez”, tha zyra e kryeministrit izraelit në postimin e saj në Platformën X.
Udhëheqës nga dhjetëra vende morën pjesë të hënën në një konferencë në Kombet e Bashkuara “mbi zgjidhjen me dy shtete” dhe shumë vende njohën shtetin e Palestinës, duke bërë një kthesë historike diplomatike, pothuajse dy vjet pas fillimit të luftës në Rripin e Gazës.










