spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Nesër vazhdon gjykimi për Liridona Ademajn, vëllau i saj: Java qe po vjen eshte e veshtire per ne, bëhen dy vite nga vrasja e saj

Nesër do të vazhdoj gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

Në lidhje me këtë, ka njoftuar vëllau i saj Leonard Ademaj i cili ka thënë se java që po vjen është shumë e vështirë për ta, pasi që me 29 nëntor bëhen dy vite nga vrasja e motrës së tij.

“Nuk ka fjale per te pershkruar pikellimin qe ndjejme per te. Vetem drejtesia e shpejte, profesionale dhe pa gabime mund te na lehtesoje dhimbjen e rende qe po e perjetojne femijet e saj dhe ne”, ka shkruar Leonard Ademaj në Facebook.

Liridona Ademaj dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, në bashkëpunim me Granit Plavën dhe Naim Kokallën, tre të akuzuarit për këtë vrasje. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit