Nesër varroset i riu nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të Italisë.


Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në Facebook, ku bëhet e ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 17:00, në varrezat e fshatit Damanek.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se më 31.05.2026 ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Miridon Sefer Krasniqi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 14.06.2026 (e diel), në ora 17:00, në varrezat e fshatit Damanek. E pamja për të ndjerin do të mbahet në Odën e Syljanuzve, ku familja pret ngushëllime nga të afërmit, miqtë dhe dashamirët. Lusim Allahun ta mëshirojë të ndjerin, ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus dhe familjes t’i japë forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, thuhet në njoftimin mortor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit