Nesër do të varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në moshën 35-vjeçare.
Sipas familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet të martën në ora 17:00, në varrezat e fshatit Lloqan.
Ai do të përcillet për në banesën e fundit nga familjarë, miq dhe të afërm, të cilët pritet t’i japin lamtumirën e fundit në një atmosferë pikëllimi.
Stojkaj kujtohet si një njeri i përkushtuar në punën e tij dhe i afërt me komunitetin, ndërsa ndarja e tij e papritur ka lënë dhimbje të madhe tek familja dhe të njohurit.










