spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Nëse ti dashurohesh me Juelën, unë iki nga shtëpia….

Një përplasje e fortë ka ndodhur pasditen e djeshme mes Rogertit dhe Stenaldos, ku dyshja e mbylli bisedën mes tyre me ofendime të rënda.

Ngjarja ka marrë një kthesë të papritur kur Rogerti, duke dyshuar për ndjenjat e Stenaldos ndaj Juelës, e ka sfiduar atë në një mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai ka shprehur gatishmërinë për të braktisur “Big Brother Vip Albania” nëse Stenaldo vërtet e dashuron Juelën.

“Nëse ti dashurohesh me Juelën, unë iki nga shtëpia. Unë jam burrë, ndërsa ti je mos bëj të ta them,” i ka thënë Rogerti Stenaldos, duke theksuar rëndësinë e ndjenjave të tij për Juelën.

Stenaldo, nga ana e tij, ka reaguar me ironi, duke i kërkuar Rogertit të ketë kujdes me fjalët që përdor ndaj djalit të tij. Kjo ka shtuar tensionin mes dy banorëve, duke e bërë situatën edhe më dramatike.

Rogerti, duke u kthyer në një ton më të ashpër, i ka thënë Stenaldos se ai nuk e kupton se çfarë do të thotë të jesh baba. Ai ka shprehur frikën se Stenaldo nuk do të jetë kurrë në gjendje të përjetojë këtë ndjenjë të veçantë.

Pjesë nga përplasja: Rogerti e ka mbrojtur Juelën duke thënë, “Nuk e shaj siç e ke sharë ti, të gjitha gjërat i bëj më mirë se ti me Juelën.” Kjo ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga Stenaldo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit