spot_img
spot_img
Thursday, March 5, 2026
spot_img
spot_img

“Nëse flet…”, Haxhiu ia ndërprenë fjalën deputetes Bajrami

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami është përplasur me kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu.

Deputetja Bajrami tha” Jemi vetëm disa orë para se vendi të shkojë në zgjedhje dhe po diskutojmë amandemente me 14 vjet vonesë…Kjo seancë është thirrë për shpërqendrim të vëmendjes…Këta sot i ofendojnë të gjithë pacientët që janë në spitale e dergjen pa barna eseniale…Ofendojnë qytetarët që sytë i kan kah Gjermania”, tha deputetja.

Menjëherë reagoi Haxhiu, “nëse flet jashtë rendit të ditës të ndërpritet fjala dhe nuk e merr më”, dhe ia ndërpreu fjalën.

Më pas deputetës ia lëshuan mikrofonin dhe Bajrami tha; “Jemi në rend të ditës saherë flasim për qytetarët nuk ka rënd të ditës më të rëndësishëm që mos mi çu qytetarët në zgjedhje prap…”.

Derisa po fliste Bajrami, asaj iu ndërpre sërish fjalia dhe nuk iu dha më.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit