“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…” – Presidenca përdor inteligjencën artificiale për komunikatën, harron përgjigjen e “chatbotit”

Presidenca e Republikës së Kosovës ka përdorur një nga “chatbotët” e inteligjencës artificiale për shkrimin e komunikatës lidhur me gradimin e tre gjeneralëve të rinj të Ushtrisë së Kosovës.

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, në fund të tekstit ishte lënë edhe një fjali që zakonisht përdoret nga programet e inteligjencës artificiale gjatë komunikimit me përdoruesit:

“Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucional dhe më të rrjedhshëm, pa ndryshuar përmbajtjen”.

Fjalia ka qëndruar për disa minuta në postimin e publikuar në Facebook, ndërsa më pas njoftimi është edituar dhe pjesa në fjalë është hequr.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRKSPresidenca%2Fposts%2Fpfbid0PUV62AtkQtx3acb1dALPDMy4PUWMJwdt3hSFgfNPcSVsUp3BNVMtYPN8ojv7gdj1l&show_text=true&width=500

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit