Pas televotimit të hapur ditën e shtunë, këtë të martë mes Gimbos dhe Brikenës, njëri do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
Në një bisedë të zhvilluar me Selinën, me të cilën ka nisur një raport dashurie, Gimbo i dha disa këshilla.
Ai tha se Selin duhet të vazhdojë lojën e saj, ndërsa ai do e presë jashtë, nëse eleminohet sot nga gara. Gimbo kërkoi nga Selin që raporti mes tyre të mos ndryshojë, edhe nëse publiku ka vendosur që ai të lërë sot shtëpinë.
Pjesë nga diskutimi:
Gimbo: Kam një kërkesë për ty, vetëm mos më dëshpëro, mos më bëj të ndihem keq se këtu e përballoj, por jashtë… mos bjer pre e provokimeve.
Selin: Edhe unë kam një për ty, edhe nëse… për çdo gjë më prit
Gimbo: Të pret DJ-Gimbo, edhe ti ruaje veten. Nëse dal sot unë do rri në Shqipëri.
Selin: Rri te Greta.
Gimbo: Jo shkoj në hotel.
Selin: Vetëm mos të rrish vetëm
Gimbo: Unë nuk jam kurrë vetëm, edhe mbaje veten siç ke qenë me mua deri tani, se është dëshpërim shumë i madh për mua nëse gjërat ndryshojnë kur unë dal jashtë, bëj se çfarë të thotë zemra, mos u ndiko për asgjë, për fjalët e këtyre.









