Nervozohet Gërvalla kur i përmendet kërkesa e protestuesve për shkarkim: Protestuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u është kundërpërgjigjur kritikave lidhur me reagimin e institucioneve pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë se protestuesit nuk janë kundër Qeverisë, por kërkojnë përgjegjësi për rastin.

Ajo ka thënë se protestuesit kanë të drejtë t’i paraqesin kërkesat e tyre, por ka kërkuar që protesta të mos politizohet nga askush.

“Protestuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën. Nuk janë kundër nesh, përveç individëve veç e veç, që mendoj se edhe këtë rast tragjik po tentojnë ta politizojnë skajshëm. Mirëpo, ata nuk janë kundër nesh, ata kërkojnë përgjegjësi”, ka deklaruar Gërvalla para gazetarëve, përcjell Insajderi.


Gërvalla ka thënë se është e rëndësishme që rasti i Arlinda Zekajt të shërbejë për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen, e jo të shfrytëzohet për kërkesa për shkarkimin e ministrave.

“Protestuesit kanë të drejtë t’i paraqesin kërkesat e tyre dhe ne kemi të drejtë të kërkojmë që këto protesta të mos politizohen nga askush. Është e rëndësishme që rasti i Arlinda Zekajt të bëjë që të gjithë, pa përjashtim, të punojmë që në të ardhmen të mos përsëritet, sesa të merremi me atë se a duhet të shkarkohet një ministër apo të shfrytëzohet ky rast për shkarkime”, ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit