Nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian e arritura më madhe e Republikës së Kosovës në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe përshpejtimin e integrimit Evropian

  • Shkruan Safet Gërxhaliu

Agjenda politike në Kosovë e ka ngulfatur kreativitetin ekonomik, social , diplomatik dhe integrues.

Sot Republika e Kosovës ka pasur nevojë për një konferenc rajonale apo edhe evropiane me rastin e 10 vjetorit të nënshkrimit tē MSA-së.

Por kjo është e tepërt të pritet nga Kosova në këto rrethana.

Kaluan 10 vite nga dita kur Kosova ka nënshkruar më 27 tetor 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Marrëveshja është e para e kësaj forme që Bashkimi Evropian e nënshkruan me një shtet dhe ka rëndësi në shumë dimensione si për integrimin politik, ligjor, psikologjik dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja për Stabilizim-Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

MSA-së është vula e njohjes sē Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian ku bëjnë pjes edhe ato shtete të Bashkimin Evropian që nuk e kan njohur politikisht Pamvarësin e Republikës së Kosovës.

Një marveshje që nuk u shfrytëzua si mundësi nga ana Kosovës dhe nē vend qē falë MSA-së të zhvillohet ekonomia vendore dhe të forcohet partneriteti strategjik me BE- në, sot Kosova eshtë nën sanksione të Bashkimit Evropian.

Një imazh i krijuar qē shumë tepër shqetëson se sa që premton!

Sa afër e sa larg Bashkimi Evropian dhe Republika e Kosovës!!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit