Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një konferencë të mbajtur në Parlamentin Evropian, e organizuar nga grupi parlamentar “Renew Europe”.
Ajo ka deklaruar se gjatë adresimit të saj ka theksuar shqetësimet lidhur me, siç u shpreh, prirjet autoritare të Qeverisë Kurti, duke nënvizuar rëndësinë e një vëzhgimi dhe monitorimi të vazhdueshëm nga institucionet ndërkombëtare.
“Në Kosovë po instalohet një mendësi e rrezikshme qeverisëse”, ka thënë Musmurati.
Ajo ka përmendur shkeljet e Kushtetutës, rënien drastike të lirisë së medias dhe presionin mbi gjyqësorin.
“Republika e Kosovës është arritja jonë më e madhe historike. Liria brenda saj është po aq e shenjtë sa liria e vetë shtetit. Rruga jonë është ajo e vlerave perëndimore dhe e lirisë, jo e autoritarizmit!”, ka shkruar ajo.








