spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Nënkryetari i Kuvendit malazez, Bërnabiqit: Kosovën në thelb e ka njohur Vuçiqi

Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Boris Pejoviq, ka deklaruar se Kosovën e ka njohur në thelb presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.


Ai e bëri këtë deklaratë në një reagim ndaj kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Gjithçka për të cilën po shkruani ka ndodhur në kohën kur pikërisht Maroviq, si nënkryetar i DPS-it në pushtet, ndikonte në politikat shtetërore dhe në vendimmarrje. Me gjasë, ai ju ka obliguar me këtë, prandaj tani e mbroni dhe reagoni në mënyrë kaq të pakontrolluar kur, në kuadër të respektimit të sundimit të ligjit që ju e theksoni, tani kërkohet edhe dorëzimi i tij. Në fund të fundit, Kosovën ua ka njohur në thelb presidenti juaj – merruni me këtë, ndërsa nga ne pushoni pak”, ka shkruar Pejoviq në reagimin e tij.


Kjo përgjigje e Pejoviqit vjen pas deklaratave të Bërnabiqit se Mali i Zi, duke e njohur Kosovën, ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, Kartën e Kombeve të Bashkuara, por edhe respektin themelor ndaj Serbisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit