spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Nëna vdiq, s’u trajtua siç duhet kur ishte në rrezik”, djali akuzon Spitalin e Vushtrrisë, kërkon hetim

Qytetari Bardhyl Duklini nga Vushtrria ka paraqitur një ankesë serioze ndaj Spitalit ‘Sheikh Zayed’, duke pretenduar se nëna e tij, e cila ndërroi jetë më 23 nëntor të këtij viti, nuk ka marrë trajtimin e duhur gjatë vizitës së fundit në këtë institucion shëndetësor.

Sipas Duklinit, nëna e tij e cila më parë ishte trajtuar disa herë për aritmi në të njëjtin spital, mbrëmjen e datës 19 nëntor 2025, kishte pritur rreth 35 minuta pa marrë trajtim urgjent, ndonëse, siç theksoi ai, gjendja e saj kërkonte reagim të menjëhershëm.

“Mbas 35 minuta iu dha ineksioni direkt nga tekniku, i cili mori përsipër ndërrimin që sipas mjekëve lejohet të jepet vetëm me një infuzion,një pantoprazol por edhe një paracetamol, infuzion që as unë e motra edhe nëna vet nuk e kuptojë pse se, pasi nuk kishte ankesa të ftohjes apo ndonjë dhimbje përveç Aritmisë”, deklaroi qytetari.

Duklini pretendon gjithashtu se të dhënat në raportin mjekësor nuk përputhen me atë që ndodhi realisht, duke përmendur se dy barnat e përmendura nuk figurojnë në dokumentacion, ndërsa pulsi i nënës së tij ishte shënuar 130, ndonëse tekniku, sipas tij, e kishte njoftuar mjekun me zë të lartë se pulsi ishte 145.

Pas vdekjes së nënës më 23 nëntor 2025, familja ka kërkuar hapjen e një hetimi të plotë, përfshirë sigurimin e pamjeve të kamerave të asaj mbrëmjeje, për të sqaruar nëse ka pasur vonesa, mospërputhje në trajtim apo shkelje të protokolleve mjekësore.

Duklini përmes ankesës së tij apelon për veprime të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, ndërsa thotë se çështja nuk ka të bëjë vetëm me një rast individual, por me nevojën për përgjegjësi dhe humanitet më të madh në sistemin shëndetësor.

I njëjti ka pohuar se rastin e ka denoncuar tek organet e rendit, dhe është duke pritur përgjigje.

Derisa edhe redaksia ka nisur pyetje në Polici dhe Prokurori, për të marrë më shumë informacione rreth këtij rasti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit