spot_img
spot_img
Sunday, February 15, 2026
spot_img
spot_img

“Nëna vdiq nga kanceri”, Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23 vitesh, më tha s’të njoh

Në Prime-in e së shtunës, Artani u surprizua nga Vëllai i Madh, duke i dhënë mundësinë të ndante historinë e tij të dashurisë dhe kujtimet personale.

Ai tregoi se si është njohur me bashkëshorten e tij, e cila erdhi ta takonte brenda shtëpisë së Big Brother.

“Ky arush ka mbi 25 vite. E kam dhuratë. Çuditërisht, kudo që shkonim ishte prezent ky arush. Është një kujtim. Është një arush, një nga dhuratat në atë kohë, një dhuratë shumë e bukur. Unë ia kam bërë dhuratë gruas. Ta them fiks se çfarë më ka thënë. Ajo është pak e sertë dhe e rregullt. Duhet të jesh shumë i guximshëm t’i afrohesha.

I thashë të ka rënë diçka në qerpik, mbylli sytë dhe unë e putha në buzë. Që nga ajo ditë, se goditjen e bëra shumë të fortë, duhet të gjesh edhe momentin, jo vetëm të presësh çfarë do bëjë femra. Unë jam rritur nga nëna. Babai na la kur isha 8 vjeç. Kur rritesh nga një femër e fortë, ia di ku e ka pikë të dobët. Kam 2-3 shoqe që janë shumë të forta”, tha Artani në dhomën e rrëfimit, aty ku ishte vendosur arushi.

Më pas, në ekran u shfaq linja e jetës së tij, ku Artani rrëfeu për humbjen e të dy prindërve dhe marrëdhënien me vëllanë, me të cilin nuk kishte pasur asnjë komunikim për vite me radhë.

“Babi im vdiq në moshën 30-vjeçare. Fati i bëri që ata të dy të ndaheshin. Në ’98 zbuluam që mami ishte me kancer. Nuk e fusnin as në operacion. Edhe kur ishim në spital, i kishte sytë nga vëllai, Albani. Më tha: o Zot, aty ku do shkelë këmba jote, të ketë vetëm lule. Pastaj, në moshën 49-vjeçare, mamaja ime mbylli sytë për gjithë jetën.

Vëllai im Albani, në 2000 më tha një shok që ka ardhur vëllai, Albani. Qau për mamanë, pas tre muajsh iku prapë në Greqi. 23 vite nuk e dija fare se ku ishte. Në 2023 më tha një miku im që kishte gjetur Albanin. Alban, i thashë, jam Tani, vëllai jot, s’të njoh më, tha. U shokova, nuk dija çfarë të bëja. Akoma dhe sot nuk e di se çfarë ka ai njeri”, u shpreh Artani gjatë linjës së tij të jetës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit