Nëna e Benita Zenës i ka përcjell një mesazh për të bijën pas bujës që bëri vizita e saj në shtëpi.
Në një mesazh, e ëma u shpreh krenare për vajzën e saj, teksa i tha se ajo qëndron mirë me shëndet.
“Benita ime e dashur, ta dish që mami e ka kuptuar plotësisht zgjedhjen tënde. Kjo më tregon sa e fortë dhe e vendosur je. Por, shëndeti e zemra lëndohen përsëri nëse diçka shkon gabim përsëri”, u shpreh ajo.

Foto: YouTube
Tutje i tha: “Jam krenare për ty. Të dua shumë”.
Megjithatë, i kërkoi që ta ketë në mend dhe të ketë kujdes në lojën që bën.
Kjo vjen pasi javën e kaluar ia bëri një vizitë dhe i tha që të largohet nga Big Brother.
Madje i kërkoi që të distancohet nga raporti që ka krijuar me Toney.








