Këtë të diel, në emisionin Fan Club, e ftuar ishte nëna e Stenaldos, e cila ndau një rrëfim shumë prekës për jetën dhe marrëdhënien me të birin.
Ajo tregoi se ka kaluar periudha shumë të vështira, por Stenaldo ka qenë motivimi kryesor që e ka ndihmuar të ringrihet, duke emocionuar të gjithë të pranishmit.

“Ndihem shumë e emocionuar. Më shumë po e përjetoj unë jashtë sesa Stenaldo. Gjithë kohës me ankth se si do të shkojë gjëja. E shoh shumë mirë, si gjithmonë ka forcë për t’i përballuar gjërat. Më ka dhënë frymë, më jep jetë që të jetoj. Jam bërë e fortë pas shumë sakrificash, vetëm Stenaldo më ka dhënë forcë për çdo gjë. Jam shumë e emocionuar, por më mungon shumë. Që i vogël çdo gjë e kemi kaluar bashkë. Edhe në Gjermani flisnim 10 herë në ditë”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se hyrja e Stenaldos në Big Brother ka qenë shumë e vështirë për të, për shkak të ankthit dhe shqetësimit si nënë.
“Ishte aq e vështirë kur hyri në fillim. Thoja: si do ta përjetojë Stenaldo? Unë e kam përjetuar pak keq për shkak të ankthit. Ditën e fundit kam qenë keq, i thashë: ‘Nuk do hysh’. Ai ishte mësuar të merrej me punë. Nuk rri dot një sekondë pa bërë diçka. Kam dashur që të jetë i barabartë, këtë ia kam mësuar që i vogël. Ki mendjen, gjërat shikoi me mendje”.
E pyetur se si e gjeti forcën kur kuptoi se Stenaldo ishte i verbër, ajo tha: “Shumë e veshtirë ka qenë. Kur ndërroi jetë bashkëshorti Stenaldo ka qenë trejavësh dhe pas gjashtë muajsh mësova që Stenaldo nuk shikonte, thosha: ‘po pse o Zot i more babain, por pse e le edhe pa sy’ dhe kjo ishte ajo gjëja që mua më tronditi shumë, por ama gjeta forcë, dhe thashë ‘Flutur ti duhet të gjesh forcë për Stenaldon dhe ta nxerrësh në dritë që pjesa e shikimit të mos ndikojë kurrë në jetë Stenaldon”.
Në fund, nëna e Stenaldos dha edhe një koment për Juelën, duke u shprehur pozitivisht për të.
“Vajzë e mirë, në fillim më pëlqeu shumë, familjare, e rregullt. Nuk e di pastaj pse gjërat ndryshuan”, tha ajo.










