Pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, një dramë tjetër po zhvillohej në rrjetet sociale. Në momentet më të rënda të dhimbjes, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, u përball me një valë komentesh të pamëshirshme dhe spekulimesh që lidheshin me krizat e përfolura të çiftit gjatë vitit të fundit.
Por, kësaj “lufte” virtuale i ka dhënë fund personi më i rëndësishëm: vetë nëna e Shpatit, Gjylymser Kasapi. Përmes një reagimi drithërues publik, ajo jo vetëm që ka mbrojtur nusen e saj, por ka zbuluar detaje rrëqethëse nga momentet e fundit të jetës së artistit, të cilat hedhin poshtë çdo fjalë të ligë.
Në një rrëfim që ka përlotur ndjekësit, zonja Gjylymser ka ndarë skenën tragjike të frymës së fundit të djalit të saj. Ajo zbuloi se Shpati nuk ishte vetëm, dhe as i ndarë shpirtërisht nga gruaja e tij.
Shpati ndërroi jetë në krahërorin e Selvijes,” shkruan ajo, duke zbuluar edhe detajin më të dhimbshëm për djalin e tyre të vogël, Roelin. “Mbi të cilët u hodh edhe Roeli, duke mos kuptuar se çka ndodhë…”
Ky imazh i trishtë i një familjeje të bashkuar në momentin e vdekjes, rrëzon çdo teori konspirative të ngritur nga rrjeti.
Gjylymserja ka qenë e prerë në përshkrimin e marrëdhënies së çiftit. Ajo thekson se Shpati jo vetëm e donte, por e adhuronte Selvijen për butësinë dhe moralin e saj.
“Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj Selvijen time të dashur, shpirtin e shpirtit tim Shpatit… e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkëudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme,” shprehet ajo.
Më tej, nëna e artistit të ndjerë bën të ditur se Selvije është arsyeja që e mban atë gjallë në këto çaste tmerri.
Duke parë gjuhën e urrejtjes drejtuar nuses së saj, Gjylymser Kasapi ka dhënë një ultimatum publik. Ajo ka paralajmëruar se çdo spekulim tjetër që lëndon Selvijen apo families në këto ditë zie, do të ndiqet penalisht.
“Çdo spekulim ndryshe nga kjo që me zemër të thyer dhe lot në sy prej nëne po e them… do e dënoj jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht!”
Ky reagim i fortë i nënës vjen si një mburojë për Selvijen, e cila e ka ripostuar këtë mesazh me fjalët e ndjera: “Faleminderit loçka ime”.









