spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Nëna e lojtarit nuk duron, e hodhi shishen drejt serbëve pas një incidenti të rëndë

Një incident interesant ka ndodhur në ndeshjen e vaterpolos në kuadër të Kampionatit Botëror U-20.

Ky incident ndodhi në kryeqytetin kroat.

“Kampionati Botëror i vaterpolos për U-20 po mbahet në Zagreb, dhe spektatorët pranë pishinës u tronditën nga skenat që panë në ndeshjen midis Italisë dhe Serbisë.

Gjatë ndeshjes, e cila ishte me tensione, gjyqtarët treguan deri në njëmbëdhjetë kartona të kuq, dhe gjashtë lojtarë u përjashtuan me të drejtë zëvendësimi.

Megjithatë, kjo nuk ishte e vetmja ngjarje.

Për çfarë bëhet fjalë?

Një nga lojtarët serb të vaterpolos e kapi lojtarin italian Rubini nga testikujt, dhe nëna e tij e pa të gjithën nga tribunat dhe u çmend nga reagimi serb.

Ajo e mori një shishe me ujë dhe e hodhi drejt stolit serb.

Pas këtij reagimi, të rinjtë serbë u drejtuan drejt tribunave dhe gruaja italiane u mbrojt nga lojtarët italianë të vaterpolos”, shkruan media kroate “Veçernj List”.

Media tjetër kroate “Sportske Novosti” ka shkruar: “Një nga lojtaret serbë e kapi portierin italian Rubini nga testikujt.

Kur e pa këtë, znj. Rubini u tërbua dhe hodhi një shishe plastike me ujë drejt stolit të ekipit serb.

Pastaj disa nga lojtarët serb shkuan në tribuna dhe italianët u ngritën për të mbrojtur nënën e portierit të tyre”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit