spot_img
spot_img
Monday, January 12, 2026
spot_img
spot_img

Në top dhjetëshen e VV-së, pse Ejup Maqedonci i mori gati 100 mijë vota?

Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes, ndonëse nuk u pa shumë në fushatë, ka performuar goxha mirë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Madje, ai e ka rritur votën në mënyrë të konsiderueshme.

Më saktë, Maqedonci nga numri 16 në listën e VV-së, ka arritur të futet në top dhjetëshen e kësaj partie.

Në zgjedhjet e fundit, Maqedonci ka marrë 98 mijë e 117 vota, duke u bërë një nga deputetët më të votuar të VV-së.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, kur kandidoi për herë të parë, Maqedonci kishte marrë 65 mijë vota.

Kjo rritje e votës, me shumë gjasë, lidhet me punën e Maqedoncit si ministër i Mbrojtjes.

Në vitet e fundit, FSK-ja ka ngritur kapacitet ushtarake me armatim të ri, veçanërisht me armatim modern nga ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Turqia.

Në muajt e fundit, Maqedonci njoftoi për armatosje me drone nga ShBA-ja dhe sisteme armatimi nga Turqia, ndër të tjera.

Sjellim ndër mend që Maqedonci është ish-ushtar i UÇK-së, gjë e cila sigurisht ka kontribuar në rritjen e votës.

Po ashtu, para angazhimit politik, Maqedonci ishte pjesë udhëheqëse e FSK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit