Një video ku shfaqet një prezantuese siriane e lajmeve që largohet nga transmetimi, teksa izraelitët bombardojnë Damaskun, kryeqytetin e Sirisë, po bën xhiron e Botës.
Nga pamjet, prezantuesja e lajmeve detyrohet të lërë studion dhe të largohet, teksa një shpërthim ndodh pranë godinës së televizionit.
Video është publikuar nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz. Momenti që spikerja e lajmeve reagon nën panik ka të bëjë me sulmin ndaj selisë së Ministrisë së Mbrojtjes siriane në kryeqytetin Damask. Në mesazhin e tij, Katz komentoi se “sulmet e rënda kanë filluar”.











