Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë për nesër në Prishtinë, pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta do të mbahet në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, ku pritet të mblidhen veteranë dhe qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mbështetje të protestës është shprehur edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.









