Në vendin ku ndodhi vrasja në një lokal në Gjakovë, shihen qartë shenjat e plumbave.
Një person, Rasim Binakaj, 38 vjeç, mbeti i vrarë, ndërsa vëllai i tij, Edi Mehmeti, 29 vjeç, u plagos dhe po trajtohet jashtë rrezikut për jetë.
Si i dyshuar për rastin përmendet Nexhdet Zymberaj, pronari i lokalit “My Place”, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia. Në vendngjarje janë sekuestruar pesë gëzhoja dhe një mjet i mprehtë, ndërsa hetimet janë në zhvillim.









