Në letra sallon, në praktikë “klinikë” për Botox e fillera: Gjobitet me 4 mijë euro qendra estetike në Ferizaj

Një biznes i regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) për shërbime floktarie dhe trajtime estetike në realitet po ofronte shërbime shëndetësore pa licencë përkatëse.

Bëhet fjalë për biznesin individual të Shkurte Hysenit, me emrin tregtar “Face & Laser Remove & Tattos Qendra Estetike Shkurta”, i cili në rrjetet sociale njihet si “Qendra Estetika Shkurta” në Ferizaj.

Sipas një vendimi të siguruar nga Veriu.info, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë e ka gjobitur këtë subjekt me 4 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Në sistemin online të Divizionit të Licencimit dhe Akreditimit në MSh nuk figuron që ky subjekt ka bërë aplikimin për licencim të veprimtarisë shëndetësore. Në kohën e inspektimit brenda subjektit prezent ishte znj. Shkurte Hyseni – themeluese”, thuhet në vendim, në të cilin bëhet e ditur se aty janë gjetur sasi të konsiderueshme të fillerëve dhe Botox-it, Liporase, si dhe ampula Lemon Bottle, Booster të injektueshme, të cilat janë konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik.

Nga postimet në rrjete sociale, Veriu.info sot ka gjetur se kjo qendër ka vazhduar të ofrojë shërbime shëndetësore fillerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit