spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Në kohë zgjedhjesh Xhelal Sveçla e plotëson pozitën më të rëndësishme në MPB me njeriun e VV’së

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka caktuar në një nga pozitat më të rëndësishme në ministrinë e tij, një person që vjen nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Gazeta ka marrë vesh nga burimet e saja se vendimi është marrë më 26 dhjetor, dy ditë përpara mbarëvajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Metaj deri atëherë ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME), agjenci kjo e cila është në kuadër të MPB-së.

Metaj është caktuar pasi i ka skaduar mandati i Sekretares së Përgjithshme Fahrije Tërnava-Sheremetit, merr vesh gazeta.

Genc Metaj është vëllai i ish-deputetes së Vetëvendosjes, Shqipe Metaj-Isufi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit