Në kërkim për vrasjen e 15-vjeçarit, vushtrriasi dhe bashkëpunëtori i tij dorëzohen në polici

Pas disa ditësh kërkimesh nga policia gjermane, dy të rinjtë e shpallur në kërkim për përleshjen fatale në Marsberg janë dorëzuar vetë në polici.

Në mesin e tyre është edhe 23-vjeçari nga Vushtrria, Albin Bejtullahu, shtetas i Kosovës. Ai dhe 22-vjeçari Alex Olntasi, shtetas grek, ishin në kërkim pas një përleshjeje në të cilën një 15-vjeçar nga Dortmundi humbi jetën.

Policia e Dortmundit konfirmoi të martën mbrëma se të dy të dyshuarit janë paraqitur vetë para autoriteteve. Ndaj tyre më herët ishin lëshuar urdhërarreste nën dyshimin për vrasje të qëllimshme (Totschlag) dhe lëndim të rëndë trupor.

Ngjarja kishte ndodhur më 19 shtator, në lagjen Essentho të Marsbergut, në afërsi të një feste private të ditëlindjes. Sipas autoriteteve gjermane, gjatë përleshjes 15-vjeçari ishte goditur me thikë dhe kishte vdekur në vendngjarje.

Një 18-vjeçar tjetër ishte plagosur rëndë në të njëjtën ngjarje dhe ishte dërguar në spital për trajtim.


Pas incidentit, policia kishte publikuar fotografitë e dy personave të kërkuar dhe kishte ndërmarrë një operacion kërkimi, në të cilin ishte përfshirë edhe një helikopter. Autoritetet kishin bërë të ditur se nuk kishte të dhëna që qytetarët të ishin në rrezik të drejtpërdrejtë.

Sipas mediave gjermane, të dy të dyshuarit janë nga Hamm. Pas dorëzimit të tyre, policia e ka ndërprerë kërkimin publik.

Ata pritet të paraqiten të mërkurën, më 23 shtator, para gjyqtarit të paraburgimit, i cili do të vendosë për masën e mëtejshme.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbardhur dinamikën e përleshjes, motivin e saj dhe rolin e secilit prej dy të dyshuarve në ngjarjen ku humbi jetën 15-vjeçari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit