spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Në kalendarin e kujtesës. Për të kujtuar ata që folën me jetën e tyre, kur fjala nuk mjaftonte. Rekuiem për Imzot Vinçenc Prenushin

Vinçenc Prenushi lindi në Shkodër më 4 shtator 1885, në një vend ku kultura dhe besimi kishin rrënjë të thella. Ai ishte një shpirt i madh, një mendje e ndritur dhe një zemër që rrahu fort për kombin, për fenë, për kulturën, ishte një urë lidhëse mes qiellit dhe tokës shqiptare.

Në një kohë kur fjala e lirë ishte nën kërcënimin e plumbit dhe shkrimet ngriheshin si flamuj të rezistencës shpirtërore, ai zgjodhi të flasë, të shkruajë, të përballojë. Rruga e tij ishte rruga e thirrjes hyjnore, por edhe e ndërgjegjes kombëtare. Si françeskan, si poet, si publicist dhe në fund si ipeshkëv i Durrësit, ai nuk u mjaftua të qëndrojë në altar, por zbriti mes njerëzve, me fjalën e tij plot peshë.

Vinçenc Prenushi u bë një nga zërat e parë që refuzoi të nënshkruante marrëveshje me shtetin ateist. Ai nuk pranoi të shkelte lirinë e kishës, dinjitetin e besimit dhe të ndërgjegjes. Për këtë guxim, për këtë qëndresë të heshtur, por të pathyeshme, ai u arrestua, u torturua dhe u martirizua në burgun famëkeq të Durrësit më 1949.

Sot kujtimi i tij na bën thirrje të mos heshtim përballë padrejtësisë, të mos tregtojmë besimin për kompromise politike, të mos harrojmë kurrë se liria nuk falet, por fitohet dhe ruhet me flijim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit