Një nga rastet më tronditëse të viteve të fundit në Kosovë mori epilog gjyqësor. Gjykata ka shpallur fajtorë dhe ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm për Naim Murseli dhe Granit Pllava për vrasjen e rëndë të Liridona Ademaj.
Ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burgim.
Sipas vendimit të gjykatës, Naim Murseli është shpallur fajtor për vrasje në bashkëkryerje.
Edhe Granit Pllava është shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, si dhe për mbajtje në pronësi dhe kontroll të armës.
Ndërkaq, Kushtrim Kokalla është shpallur fajtor për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.









