spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Në 7-vjetorin e formimit të ushtrisë kërkohet shtimi i investimeve në të

Si ditë historike është vlerësuar 14 dhjetori i 2018-s, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ligje të rëndësishme që i hapën rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, thotë se Kosova ka bërë hapa të mirë, derisa është në fazën e tretë të transformimit që implikon kosto më të mëdha.

“Pasi që nuk u bë në vitin 2014 dhe ishim të gatshëm, plani zhvillimor dhe rishikimi që u bë në atë kohë, atëherë më 2018-n, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dhanë dritën e gjelbër që të shkonim me ligje e jo me ndryshime kushtetuese. Ky ishte një moment historik për Kosovën, sepse filloi ndërtimi i forcave të armatosura të Kosovës dhe njëkohësisht edhe zhvillimi i saj. Ne sot jemi në fazën e fundit, sepse plani zhvillimor ka pasur tri faza”, ka thënë Kastrati.

Por, situata e sigurisë në Evropë nuk është ajo e 2018-s.

Sekretari Mark Rutte së fundi ka deklaruar se NATO-ja është caku i radhës i Rusisë, duke bërë thirrje për gatishmëri ushtarake.


E ish-komandanti Kastrati thotë se përballë pasigurisë së këtillë, Kosova duhet ta përshpejtojë tranzicionin e FSK-së duke përfshirë furnizimin me armatim e ndërtimin e fabrikave të municionit.
Kastrati thotë se blerja e mbrojtjes kundërajrore, artilerisë e helikopterëve, si dhe kompletimi i radhëve me 5.000 pjesëtarë aktivë së paku dhe 3000 rezervistë janë disa prej proceseve që Kosova duhet përfundojë në tre deri katër vjetët e ardhshëm.

“Për shkak të situatës së përgjithshme globale të sigurisë do të duhej që Qeveria në të ardhmen, pavarësisht se kush vjen, ta vendosë si një prej prioriteteve ndërtimin dhe kompletimin e kapaciteteve operacionale të forcave të armatosura”, tha ai për Kohën.

“Arsyeja pse e them këtë se kërcënimet janë të vazhdueshme me një luftë të përgjithshme në Evropë dhe lufta Rusi-Ukrainë nuk ka të ndalur dhe për këtë arsye ne nëse ndodh diçka kuptohet se Kosova do të jetë e rrezikuar nga armiku ynë i përhershëm që është Serbia dhe për atë arsye ne do të duhej që të investonim shumë më shumë dhe shumë më shumë t’u japim prioritet forcave tona të armatosura”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit