Në 27 vjetorin e rënies, Osmani kujton heroin Ismet Rrahmani: Liria dhe arsimi janë vlera të shenjta

Në 27-vjetorin e rënies së tij, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar dhe kujtuar heroin Ismet Rrahmani, i cili jetën e tij ia kushtoi arsimimit të brezave dhe lirisë së atdheut.

Në një njoftim të Presidencës thuhet: “Në 27 vjetorin e rënies, nderojmë dhe kujtojmë Ismet Rrahmanin, heroin që jetën e tij ia kushtoi arsimimit të brezave dhe lirisë së atdheut. Ai ishte një veprimtar arsimi i devotshëm dhe më pas veprimtar i shquar në luftën për çlirim.”.

Presidentja Osmani ka theksuar se idealet që e drejtuan Ismet Rrahmanin nuk shuhen.

“Idealet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen, ngase çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur. Duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ruajmë trashëgiminë dhe frymëzojmë brezat e ardhshëm.”, thuhet mes të tjerash.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit