spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ndodh edhe kjo/ Nis të bëjë implant flokësh, indiani kthen kokën e tij qerose në hapësirë reklamash

Një influencer nga India ka realizuar një nga veprimet më të veçanta të marketingut për këtë vit, duke e kthyer tullacërinë në burim të ardhurash dhe kreativiteti.

Shafeek Hashim, një vloger udhëtimesh nga shteti indian i Kerala-s, ka filluar të japë me qira kokën e tij tullace si hapësirë për reklama, duke e shndërruar kështu në një ‘baner reklamash’

Ndërkohë që shumëkush mund të mos e pranonte një ide të tillë, Hashim tashmë ka arritur të përfitojë nga kjo mënyrë e pazakontë. Ai ka nënshkruar një marrëveshje prej 50,000 rupish indiane, që përkthehet në afro 600 dollarë amerikanë, për të bërë një tatuazh të përkohshëm me logon e një klinike për lëkurë dhe flokë mbi kokën e tij.

Sipas kontratës, logoja do të qëndrojë në lëkurën e kokës për tre muaj, ndërsa Hashim do të duhet gjithashtu të realizojë tre video në YouTube ku reklama të jetë e dukshme në mënyrë të qartë.

Në një intervistë, ai rrëfeu se ideja i lindi teksa po mendonte të bënte një transplant flokësh:
“Pas shumë mendimesh, kuptova se tullacëria është diçka natyrale dhe nuk ka pse të ndihemi në siklet për të. Vendosa ta përqafoj dhe ta kthej në një mundësi kreative,” – u shpreh ai.

“Besoj se jam personi i parë në Indi, ndoshta edhe në botë, që jap me qira kokën time tullace për reklama. Nuk e bëj këtë për t’u bërë viral, por për të ndryshuar mënyrën se si shoqëria e sheh pamjen trupore. Dua të tregoj se vetëbesimi mund t’i kthejë ‘mangësitë’ në pika të forta.”
Tatuazhi është i përkohshëm dhe mund të hiqet me produkte kimike të specializuara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit