spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ndjeke si nëpër filma në Sarandë/ I riu del nga makina dhe hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, arrestohet nga kufitarët me skaf!  

Një skenë e denjë për filma është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një ndjekje policore përfundoi në ujërat e detit Jon.

Policia ka ndaluar një automjet luksoz, ndërsa tre persona ndodheshin në të. Në momentin e ndalimit, njëri prej pasagjerëve ka zbritur me vrap dhe është hedhur në det për t’i shpëtuar ndjekjes.

Ai mbante me vete një çantë në krah, duke ngritur dyshime për mbajtje të sendeve të paligjshme, të cilat mendohet se mund t’i ketë hedhur në ujë gjatë arratisjes.

Dy personat e tjerë janë ndaluar menjëherë nga forcat “Shqiponja” dhe janë shoqëruar për në komisariat. Ndërkohë, dhjetëra forca policore janë vendosur përgjatë shëtitores, duke ndjekur me sy notuesin që përpiqej të largohej.

Pak minuta më vonë, ka mbërritur në vendngjarje skafi i policisë kufitare, i cili ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit në det. Pritet një reagim zyrtar nga policia për të hedhur më shumë dritë mbi motivet e ndjekjes dhe përmbajtjen e çantës që mbante personi i arrestuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit