Këto janë pamjet nga jashtë të stadiumit të Leskovacit, aty ku mbrëmjen e sotme Serbia pret kombëtaren shqiptare të futbollit, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.
Pavarësisht se u përfol se mund të mungonte flamuri kuqezi në stadium, pasi një ditë më parë nuk ishte vendosur, sot organizatorët kanë rregulluar gjithçka.
Ditën e djeshme, ky veprim u cilësua si një gjest i papranueshëm dhe i shëmtuar i Federatës Serbe të Futbollit, nën akuzën se ende nuk ka arritur ta ndajë politikën nga sporti.
Ndeshja nis këtë të shtunë, në orën 20:45, në stadiumin “Stadion Dubočica” në Leskovac.








